Në rrugën Jordan Misja, jepet me qera apartamenti i organizuar në një sallon dhe kuzhinë bashkë, 3 dhoma gjumi dhe 2 tualete, njëri prej të cilëve ka hyrje direkt nga dhoma e gjumit. Prona ka sipërfaqe totale 148 m² (124 m² neto).
Apartamenti ndodhet në katin e 4-të të një pallati të ndërtuar në vitin 2024, me 1 kat dyqan dhe 1 kat parkim. Pallati ka ashensor funksional dhe sistem kapot që siguron një ambient të ngrohtë në dimër dhe të freskët gjatë verës.
Përveç punimeve të kryera nga firma e ndërtimit, janë shtuar nga ana e pronarit të këtij apartamenti, kuzhina dhe tualetet. Apartamenti është i pamobiluar dhe mund të jepet me qera edhe për ata që duan ta përdorin për AirBnB. Ofron mundësinë e parkimit me një kosto shtesë.
Apartamenti, duke përfshirë të gjitha shërbimet e mësipërme, jepet me qera për një çmim prej 550 euro (55.000 lekë) në muaj, i padiskutueshëm. Për ata që janë të interesuar, ofrohet edhe varianti me post parkimi, me çmim 100 euro (10.000 lekë) në muaj.
Compare listings
Compare